Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha e Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë ngushëlluar familjen e nënoficerit të ndjerë Baki Ejupi.
Me këtë rast, Haradinaj tha se përherë do të kujtojnë dhe respektojnë veprën e kontributin e Ejupit si luftëtar i UÇK-së dhe i FSK-së.
“Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.