Ambasadori i Gjermanisë u takua me kryetarin e KKSH-së z.Ragmi Mustafa

Ambasadori i Gjermanisë u takua me kryetarin e KKSH-së z.Ragmi Mustafa

Dje, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim ambasadorin e Gjermanisë Sh. T. z. Thomas Scheib dhe bashkëpunëtorët e Tij në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në një bashkëbisedim kemi shkëmbyer pikëpamjet mbi proceset rajonale dhe njëkohësisht kemi kërkuar prezencë të shtuar të Gjermanisë në Luginë.

Gjithashtu, njoftuam me angazhimet e KKSH-ës sa i përket arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Edhe pse nuk ndajmë të njëjtën pikëpamje. Theksuam se çështja e Luginës para së gjithash është çështje e një procesi më se tri dekada.

Andaj, është e nevojshme të trajtohet në kuadër të kontekstit të dialogut Kosovë-Serbi. Pasi që Serbia ka suspenduar dialogun me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës. - Ka shkruar z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.