Me Ambasadorin e Gjermanisë, SH.T. Thomas Schieb, diskutuam për situatën e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës.
Përveç vështirësive dhe pozitës së rëndë ekonomike, Lugina e Preshevës ballafaqohet edhe me probleme të shumta të aspektit politik, duke filluar nga mosënjohja e diplomave, mungesa e vullnetit politik për integrimin e shqiptarëve në institucionet publike e deri tek mosprezenca e investitorëve në këtë pjesë.
Prezenca e ambasadave dhe misioneve diplomatike në Luginë është e domosdoshme për të nxitur procesin e përmirësimit të pozitës së shqiptarëve.- ka shkruar z.Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.