Oriola Marashi me imazhe që nxitin fantazinë

Duke qenë një prej femrave më atraktive shqiptare, Oriola Marashi arrin të tërheqë vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Në kuadër të punës së saj, modelja, e cila po ndërton famë ndërkombëtare, së fundmi ka bërë një set fotografik me rrobabanje.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka pozuar para fotografit Juxhin Kurti dhe duket për mrekulli.

“Nuk mund t’i rezistoja publikimit të kësaj fotografie nga puna ime e fundit”, është përshkrimi i njërit prej imazheve të postuara në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa disa fotografi të saja i ka shpërndarë edhe brendi ‘OMG’, për të cilin ka reklamuar bukuroshja.