• E mërkurë / Jul-02 03:15
  • Kontakt

Gucati: Janë mbi 200 ftesa nga Gjykata Speciale, në fillim të nëntorit priten aktakuzat

Gucati: Janë mbi 200 ftesa nga Gjykata Speciale, në fillim të nëntorit priten aktakuzat

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se muaji tetor ka qenë shumë i nxehtë sa i përket dërgimit të ftesave për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Nga 6 tetori deri më sot janë dërguar mbi 50 ftesa. Ftesa ka pasë që kanë ardhur edhe këtë të premte dhe të shtunë”, ka thënë Gucati.

Gucati në Sytë 7 ka thënë se përveç ish-ushtarëve të UÇK-së, ftesa po vijnë edhe për qytetarë.

“Ne i kemi rreth 110 ftesa të regjistruara, por numri i ftesave kalon mbi 150 vetëm për ish ushtarët e UÇK-së, kurse edhe me ftesat ndaj civilëve numri kalon mbi 200”, ka thënë Gucati.

Deri tani ai ka konfirmuar se janë intervistuar të gjithë komandantët e të gjitha zonave dhe se ftesat kanë ardhur edhe për shtabin e përgjithshëm.