“Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte nën ‘përkujdesje’ të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike”, ka thënë Ahmeti, në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti, nuk ka marrë askush as në udhëheqësinë e burgut, e lëre më në udhëheqësinë shtetërore. Tani, po vërtetohet që dikush ka pasur interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra.
E vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur dhe me ekspertë të pavarur, ua kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzës së tij e familjes Dehari, por ia kemi borxh secilit qytetar të Republikës së Kosovës.