“Time Capsule” nga Capital T do të ketë pjesën e dytë dhe atë siç nuk e keni menduar

“Time Capsule” nga Capital T do të ketë pjesën e dytë dhe atë siç nuk e keni menduar

Capital T është një ndër reperët më të njohur shqiptar, i cili njihet për hite të shumta.

Në shtator të këtij viti, reperi mbajti koncertin recital “Time Capsule” në Tiranë, i cili ishte ndër projektet më të mëdha në karrierën e tij.

Bashkë me të, para publikut kënduan edhe disa prej artistëve të njohur të estradës.

Por, reperi nuk e ka ndërmend të ndalet, ai kësaj radhe planifikon të sjell “Time Capsule” në Evropë, e për shtetin në të cilin do ta mbajë pyet fansat për sugjerime.

“Time Capsule 3, Ne Europe. Cilin Qytet?”, ka shkruar Capital T.