• E mërkurë / Jul-02 09:27
  • Kontakt

Qytetarët e Bujanocit të kënaqur me transparencën e pushtetit lokal

Qytetarët e Bujanocit të kënaqur me transparencën e pushtetit lokal

Në një hulumtim të opinionit publik nga ana e Organizates CESID të zhvilluar në disa qytete të jugut të Serbisë u hulumtua edhe disponimi i qytetarëve të Bujanocit. Shumica e të anketuarve u treguan të kënaqur me transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc. Qytetarët e anketuar kërkuan investime më të mëdha në pastërtinë e qytetit pasi që kjo u tregua si brengë për ta.

Qytetarët e Bujanocit, 34 përqind e të anketuarve, besojnë se pastërtia në qytet është problemi më i madh për banorët, ndërsa 36 përqind e të anketuarve mendojnë se pushteti lokal duhet të investojë më shumë në këtë fushë.

Sondazhi, i cili ekzaminoi kënaqësinë e qytetarëve, u krye nga Agjensia e Hulumtimit të Opinionit Publik CeSID nga 15 Mars deri në 20 Prill në 50 qytete dhe komuna, përfshirë Bujanocin, Vrajen, Vladicki Hanin dhe Trgovishten.Në total 11,400 qyetetar të moshës madhore morën pjesë në studim – 200 deri 300 njerëz në secilin komunitet lokal.