Fshati Bukurocë ballafaqohet me problematikën e ujrave fekale

Fshati Bukurocë ballafaqohet me problematikën e ujrave fekale

Ujrat fekale nga qyteti Preshevës dhe nga disa fshatra të cilat derdhen në lumin Moravica në lokacionin mes fshatrave Bukurocë dhe Zhunicë. E kjo per banoret e fshatit Bukurocë krijon nje problematik shumë të madhe, pasi që i tërë fshati përfshihet nga era e pakëndeshme që krijohet nga derdhja e ujrave të zeza nga shumë vendbanime, ku të cilat kalojnë përskaj fshatit Bukurocë e në drejtim t fshatit Corroticë.

 Banorët e fshatit Bukurocë përveq erës së pa këndëshme që gjatë mbrëmjes duhet të i mbyllin dritaret dhe dyert e shtëpive, gjithashtu kanë pasoja edhe në ndotjen e ujit e që është i nevojshëm për çdo familje.

Edhe pse ky shqetesim është paraqitur shumë herë, presim që kjo problematikë të zgjidhet. Shqetsimin e shprehin banorët e fshatit Bukurocë, dhe kerkojnë që sa më shpejt të mirren masa.