Një vit ushqim falas për nxënësit në shkollën fillore në Stacionin Hekurudhorë në Preshevë (VIDEO)

Shoqata ‘’Vizioni për zhvillim dhe kooperim’’ ka vazhduar implementimin e projektit “Kifle për çdo nxënës”

Me këtë projekt kjo shoqatë po i’a siguron ushqimin të gjithë nxënësve që mësojnë në shkollën fillore ‘Prof.Ibrahim Kelmendi’’ paralelja e ndarë në Stacionin Hekurudhorë.

Ekipi i televizionit Aldi përcolli dhe momentin e shpërndarjes së ushqimit ku pamvarësisht kushteve financiare që posedojnë ata fëmijë, kur është koha e ushqimit ata nuk dallohen të gjithë së bashku konsumojnë po të njëjtin ushqim.

Kryetari i ''Shoqatës për zhvillim dhe kooperim'' z.Lulzim Miftari u shpreh shumë i kënaqur me implementimin e këtij projekti duke faleminderuar donatorin që ka dashur që të jetë anonim tha se ''Shoqata për zhvillim dhe kooperim'' do të mundohet këtë vit këtë projekt ta implementojë dhe në shkollat tjera të komunës së Preshevës.

Edhe mësuesi i kësaj shkolle u shpreh shumë mirënjohës ndaj Shoqatës “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, si dhe tha se kjo është sadopak lehtësim I prindërve por edhe për vetë arsimtarët e kësaj shkolle.

Numri i përgjithshëm i ushqimit ditorë në shkollën fillore në Stacionin Hekurudhorë është 50 për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.