Greta Koçi zbulon sekuenca nga klipi i saj i ri

Greta Koçi tash e një kohë është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare ndonëse është aktive në rrjetet sociale dhe publikon postime të ndryshme, këtë herë ka vendosur t’u prezantojë fansave një pjesë të klipit të ri.

Në rrjetin social, Instagram, ajo ka publikuar një pjesë të këngës, në të cilën vjen mjaft atraktive dhe natyrisht se tema është për dashurinë.

“Për ty po pi, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka lënë videos, teksa tregon se edhe ky projekt është i realizuar në kompaninë muzikore, “United Records”.

Në qershor të këtij viti Greta po ashtu solli bashkëpunimin me Ramadan Krasniqin – Danin, e njëherësh ky mbetet edhe projekti i fundit i publikuar nga ajo, i cili në YouTube ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.

Këngëtarja Koçi vazhdon të jetë shumë e kërkuar, si në mbrëmje e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.