Charlize Theron: Nuk dëshiroja të martohesha kurrë

Aktorja dhe producentja e njohur, Charlize Theron, ka folur së fundmi për jetën e saj personale në një intervistë për Glamour 2019.

Biondja 44-vjeçare flet më shumë për dashurinë e jetës së saj dhe jetën në shtëpi si nënë e dy fëmijëve, Jackson and August.

“Nuk kam qenë në një lidhje që një kohë të gjatë. Unë nuk kam dashur të martohem asnjëherë”, ka thënë ajo për revistën. “Këto gjëra nuk janë të vështira për mua, sepse ato janë e vërteta ime. Unë shoh që njerëzit janë disi të hutuar nga kjo madje gratë shumë”.

Në prill, Theron ka folur për ET’s Kevin Frazier duke thënë se, “Unë kam qenë pa të dashur për dhjetë vite”.

Ajo po ashtu ka folur edhe për fëmijët e saj në Glamour, duke vërejtur se ajo ishte rritur nga një nënë e cila “më dha të vërtetën gjithmonë – të mirën dhe të keqen në mënyrë të barabartë”, duke shtuar, “Unë jam duke u përpjekur ta bëj atë me fëmijët e mi”.

“Unë dëshiroj që të mund të jem gruaja që jam dhe të bëj punën që bëj dhe t’i mbroj plotësisht fëmijët e mi nga të gjitha këto”, ka thënë ajo, duke shtuar se shpreson që edukimi i tyre “në një farë mënyre i informon ata që të jenë personazhet dhe njerëzit që duhet të jenë”.

Ndërkaq, Charlize ishte më parë në një lidhje disavjeçare me aktorin Stuart Townsend, pasi u takuan në vitin 2002 dhe u ndanë në vitin 2010.