Yjet botëror parakaluan në tepihun e kuq me veshje, grim e frizura nga më të ndryshmet, shkruan lajmi.net.
Padyshim, që secili prej tyre i kanë kushtuar rëndësi të madhe pamjes, për të shkëlqyer dhe për të mos qenë pre e kritikëve.
Por, është një artiste e famshme e cila ka shkuar pa grim në këtë ceremoni dhe ajo është Alicia Keys.
Arsyeja për këtë është vendimi i këngëtares që ka marrë vite më parë, për të mos vënë më asnjë pikë grim në fytyrën e saj.