• E mërkurë / Nov-13 06:28
  • Kontakt

Në Preshevë mbahet manifestimi

Në Preshevë mbahet manifestimi "Kultura na bashkon"

Në amfiteatrin e televizionit Presheva u mbajt Manifestimi “KULTURA NA BASHKON 2019” në theks të veçantë Tribunë Letrare për poeteshën e ndjerë Fehime Selimi.

Në Manifestim ishin një numër i madh i artëdashësve dhe poetëve nga të gjitha trojet shqiptare.

E pranishme në manifestim ishte edhe familja e Fehime Selimit (babai Mustafë Selimi, vëllai Selim Selimi me bashkëshorten e tij).

Po ashtu i pranishën ishte edhe shkrimtari i mirënjohur Ramadan Rexhepi me bashkëshorten si dhe mysafirë të cilët e bënë madhështore manifestimin.

TRIBUNA LETRARE

Pasiqë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, e shpalli të hapur Manifestimin filloi edhe tribuna letrare për Fehime Selimin , ku me kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari Hysen Këqiku dhe shkrimtari Bilall Maliqi.

Për Fehime Selimin folën edhe shkrimtari nga Saranda Bardhyl Maliqi dhe studiuesi i njohur Prof. Dr. Nehas Sopaj.
U ndan edhe mirënjohje Poetes Fehime Selimi pas vdekjes me motivacion për kontribut në letërsi. Shkrimtarit Ramadan Rexhepi (për vepër jetësore), z. Qenan Hamdiut, veprimtarit të njohur shqiptar për kontributin e tij në sponzorizimin e pesë numrave të revistës letrare “Qëndresa”.
Dhe shkrimtarit nga Saranda Bardhyl Maliqi, Mirënjohje për arritje në në fushën e letërsisë.
Me mirënjohje u nderuan edhe kumtuesit: Hysen Këqiku dhe Bilall Maliqi.

ORA LETRARE

Në orën e madhe letrare lexuan 20 poetë nga të gjitha viset shqiptare. Ora letrare kishte karakterin garues.
Juria profesionale e përbërë:
Mexhid Mehmeti (kryetar), Havushe Kasumi-Ahmeti anëtare dhe Bajram Ramadani, anëtar,
përzgjodhën katër poezitë më të mira të lexuara në orën e madhe letrare.
Çmimi i parë:Odise Plaku nga Tirana;
Çmimi i dytë: Nexhat Rexhës nga Dardana
Çmimi i tretë: Selajdin Shabanit nga Kumanova
Çmimi special: Arsim Halilit nga Bujanoci