Përleshen fëmijët në Prizren, përdorin edhe elektroshok

Një rast i sulmit fizik është raportuar në mbrëmjen e 11 tetorit në Prizren.

Policia lidhur me rastin ka arrestuar dy të mitur në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër me një elektroshok.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj/K shqiptar të mitur pasi te njëjtit kane sulmuar fizikisht me një elektroshok viktimën mashkull/K shqiptar i mitur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt.