U tha së u nda nga Mozzik, por kush është ky mashkull krah Loredanës

Dy ditë më parë, Loredana pushtoi portalet kur pranoi atë që përflitej që prej muajit Gusht, ndarjen nga Mozzik

Artistja e njohur shqiptare deklaroi distancimin nga Mozzik edhe në jetën private edhe në biznes teksa reperi u hoq nga datat e caktuara për turin e vitit 2020.

Që prej ftohjes së raporteve, Loredana është parë në vazhdimësi e shoqëruar nga të tjerë miq.

Por, një fotografi e saj së fundmi ka tërhequr vëmendjen.

Loredana në rrjete sociale ka postuar një selfie të vetes së saj dhe një mashkulli në cep të cilit i ka mbuluar fytyrën.

Fansat janë të bindur se personi në fjalë është Mozzik dhe janë shprehur tejet të habitur me këtë lëvizje. Çfarë po ndodh?