Enca publikon skena atraktive nga klipi i “Kujt po i han” dhe paralajmëron projekte të reja

Enca publikon skena atraktive nga klipi i “Kujt po i han” dhe paralajmëron projekte të reja

Për një publikimi në rrjetet sociale, Enca Haxhia i ka njoftuar fansat e saj se është në përgatitje të materialeve të reja muzikore.

Ajo e ka publikuar një pjesë të videoklipit të këngës “Kujt po i han” dhe ka bërë të ditur se do të vijë me projekte të reja.

“Një vit nga “Kujt po i han”. Një nga të preferuarat e mia. Bëhuni gati për shumë muzikë të re. Prisni balada apo muzikë për klube?”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, kënga “Kujt po i han” u lansua pikërisht një vit më parë (më 12 tetor 2018) dhe erdhi në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Videoklipi i asaj kënge u publikua edhe në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube, ndërsa ka kaluar shifrën prej nëntë milionë shikimesh.