Khabib Nurmagomedov vendos të mbrojë titullin e UFC-së kundër Tony Ferguson në New York, zbulohen edhe detajet tjera

Khabib Nurmagomedov vendos të mbrojë titullin e UFC-së kundër Tony Ferguson në New York, zbulohen edhe detajet tjera

UFC raportohet se po punon për një meç të madh mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson për New Jork.

Sipas Ariel Helwani të ESPN, Nurmagomedov është i vendosur të mbrojë titullin e tij në peshat e lehta të UFC-së kundër Ferguson në muajin mars ose prill.

Nurmagomedov, 31 vjeç, së fundmi mbrojti rripin e tij kundër Dustin Poirier në UFC 242 muajin e kaluar. Ai mposhti sfiduesin amerikan në raundin e tretë për të regjistruar fitoren e tij të 28-të profesionale në MMA.

Ai shprehu dëshirën e tij për të luftuar në Rusi, duke synuar Stadiumin Luzhniki në Moskë. Por, duket se UFC ka plane të tjera.

Drejtuesit e UFC po planifikojnë këtë garë të madhe kundër Fergusonit ta zhvillojnë në New York – me Brooklyn (Barclays Center) ose Neë York City (Madison Square Garden) të shpallur si destinacione të mundshme.

“A e njoh Khabibin? Po, e kam takuar atë shumë herë”, ka thënë fillimisht Helwani.

“Çfarë po ndodh me Tony Ferguson? Unë dyshoj se Tony Ferguson kundër Khabib do të ndodhë në mars ose prill dhe po dëgjoj se Neë Yorku është duke u diskutuar”, përfundoi ai.