Përfundimisht, çifti Loredana Zefi dhe Mozzik janë ndarë!
Prej kohësh spekulohej se dyshja kishin ftohur raportet dhe se e vetmja gjë që po i mbante bashkë ata të dy, ishte vajza e tyre Hana.
E duket tashmë se ata janë ndarë edhe zyrtarisht, dhe këtë e ka bërë të ditur vet Loredana, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ttuje, ajo tregon se do të jetë bashkë me Mozzikun vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”, që dyshja kanë paraparë gjatë vitit 2020.
“Tani e tutje jam një nënë beqare, gjë e cila më bënë vetëm më të fortë”, shkruan ndër të tjerash në postimin e saj në gjuhën ggjermane, Loredana.
Muaj më parë, reperja me prejardhje nga Ferizaj u vu në qendër të një skandali, pas akuzave nga një çifti zviceran për zhvatje parash në shuma të majme.
E njëjta çështje po vazhdon të trajtohet në gjykatë, dhe ende nuk ka dalë një verdikt final në lidhje me këtë.