Latifi: Çmimi Nobel për Handken, fundi i lidhjes humaniste mes artit dhe etikës

Latifi: Çmimi Nobel për Handken, fundi i lidhjes humaniste mes artit dhe etikës

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj ndarjes së çmimin “Nobel”, për Peter Handke.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka shkruar se ky është argument i mirë se lidhja humanistike me artin dhe etikën që karakterizonte kulturën perendimore ka marrë fund.

“Alfred Nobeli, prej të cilit rrjedh edhe Çmimi Nobel, me 1867, kishte shpikur armën vrasëse, dinamitin. Sot kredencialet morale të këtij çmimi u hodhën në erë, me faktin se laureat i tij u përzgjodh Peter Handke, shkrimtari austriak që tash e 20 vjet bën avokatin e Milosheviqit dhe krimeve të tij në ish Jugosllavi”, ka shkruar Latifi.