E morën me vete në ceremoni, ja çfarë u bëri Blue Ivy prindërve (Foto)

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Grammy", të pranishëm ishin edhe Beyonce dhe Jay Z.

Çifti kishin vendosur që ta marrin me vete vjazën e tyre, Blue Ivy, e cila ishte veshur në të bardha, shkruan lajmi.net.

Derisa po shikonin ceremoninë gjatë një fjalimi, Beyonce dhe Jay Z duartrokitnin bashkë me pjesëmarrësit e tjerë në atë event.

Në një moment, vajza e tyre ua bën me shenjë që të ndalonin duartrokitjet, e nuk kishin ndryshe se si të vepronin vetëm se të dëgjonin urdhërin e “shefit” të vogël.

Në videon që u publikua nga DailyMail e që po bën xhiron e botës, shihet se si vogëlushja ua bën prindërve “qetësohu, qetësohu”.