Sh. K “Dituria” në Bujanoc promovon librin e autorit, Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”

Sh. K “Dituria” në Bujanoc promovon librin e autorit, Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”

Në ambientet e Sh. K “Dituaria” në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve “Feniks” u përurua libri i autorit autorit Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).


Përurimin e librit e shpalli të hapur z. Selim Zeqiri, kordinator i Shoqatës “Dituria”, më pas kryetari i Shoqatës “Feniks” Bilall Maliqi, foli për sukseset e “Feniksit” dhe edicionit të botimeve të “Feniksit”. Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili paraqiti një vështrim tejet real dhe objektiv për librin.


Edhe redaktori gjuhësor, Ilmi Rexhepi, foli për librin në aspektin gjuhësor dhe përgjithësues. Pati deklamime poezish nga libri në fjalë, nga nxënëset e pranishme në përurim. Edhe poetët Bilall Maliqi dhe Nehat Ramizi lexuan nga një poezi nga krijimet e tyre poetike. Të pranishmit i përshëndeti edhe Adnan Salihu, kryetar i Kuvendit të komunës së Bujanocit. Në fund autori i librit, poeti Harbin Veseli, i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë përurim.