Një vit ushqim falas për nxënësit në shkollën fillore ''Dituria'' në fshatin Bukurocë (Video)

Shoqata ‘’Vizioni për zhvillim dhe kooperim’’ ka vazhduar implementimin e projektit ‘’Racioni ditor për nxënësit’’

Shoqata ‘’Vizioni për zhvillim dhe kooperim’’ për të dytin vit ka filluar implementimin e projektit ‘’Racioni ditor për nxënësit’’, këtë projekt e ka filluar nga 2 shtatori atëherë kur edhe fëmijët kanë filluar mësimin në shkollë.

Me këtë projekt kjo shoqatë po i’a siguron ushqimin të gjithë nxënësve që mësojnë në shkollën fillore ‘’Dituria’’ paralelja e ndarë në fshatin Bukurocë.

Ekipi i televizionit Aldi përcolli dhe momentin e shpërndarjes së ushqimit ku pamvarësisht kushteve financiare që posedojnë ata fëmijë, kur është koha e ushqimit ata nuk dallohen të gjithë së bashku konsumojnë po të njëjtin ushqim.

Kryetari i ''Shoqatës për zhvillim dhe kooperim'' z.Lulzim Miftari u shpreh shumë i kënaqur me implementimin e këtij projekti duke faleminderuar donatorin që ka dashur që të jetë anonim tha se ''Shoqata për zhvillim dhe kooperim'' do të mundohet këtë vit këtë projekt ta implementojë dhe në shkollat tjera të komunës së Preshevës

Drejtori i shkollës fillore ‘’Dituria’’ z.Qenan Hetemi tha se ne e kemi mirëpritur këtë gjest shumë human, ku nuk munguan dhe falenderimet si për donatorin po ashtu dhe shoqatën vizioni qe ka hedhur këtë hapë shumë të madh për këtë shkollë.

Numri i përgjithshëm i ushqimit ditorë në shkollën fillore në fshatin Bukurocë është 50 për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.