Mediet e huaja: Rita Ora me veshjen më të mirë në ''Grammy Awards'' (Foto)

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "Grammy", që këë vit shënoi edicionin e 60-të.

Si çdo vit, edhe kësaj radhe, eventi mori vëmendjen e medieve në mbarë botën.

Një element shumë i komentuar në gjithë këtë ceremoni çdo vit ka qenë edhe veshja e artistëve, të cilët përcjellen nga paparacët gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Ndër artistet që po cilësohen se janë veshur më së miri mbrëmë është edhe kosovarja Rita Ora, e cila mëngjesin e sotëm ka pushtuar kryetitujt e medieve botërore.

Bashkë me Ritën, në mesin e veshjeve më të mira janë edhe ajo e Lady Gagas, Chrissy Tiegen, Katie Holmes, Miley Cyrus, e të tjera.

Më poshtë mund të shihni femrat që shkëlqyen në “Grammy Awards”, mbrëmë.