Merr formë makina SUV nga Mitsubishi, shfaqet zyrtarisht në fund të muajit

Merr formë makina SUV nga Mitsubishi, shfaqet zyrtarisht në fund të muajit

Ky SUV i çuditshëm, shfaqet në fund të muajit në Tokyo Motor Show

Gjatë muajit të kaluar, Mitsubishi tregoi se do të sjellë një makinë SUV, ndërsa në disa imazhe të errëta, tregoi disa pjesë që do t’i ketë.

Tani që është afruar koha e prezantimit, makina e çuditshme ka marrë formë dhe vërehet se si do të duket, derisa bëhet e ditur se do të quhet Mi-Tech.

Në imazhet e shpërndara, shihet një konstrukt i pazakontë pa dyer dhe pa tavan, me mbrojtëse gjigante mbi rrotë, si dhe drita tepër të vogla.

Deri në fillimin e Tokyo Motor Show, që fillon në fund të muajit, pritet të Mitsubishi të sjellë edhe detaje tjera për Mi-Teck që duket si SUV mjaft i këndshëm.