Shkurte Gashi do të vijë me klip të ri

Shkurte Gashi do të vijë me klip të ri

Shkurte Gashi është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar për fansat e saj.

Kënga e re pritet të kompletohet edhe nga ana vizuale dhe do të lansohet në një të ardhme të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, autorja e shumë hiteve e ka treguar dukjen e saj në videoklipin e ri muzikor.

“Vjen së shpejti”, është përshkrimi i shkurtër fotografisë së publikuar në Instagram.

“Vitet” është një nga realizimet më fundit muzikore të Shkurte Gashit që u publikua gjatë verës dhe u kompletua nga ana vizuale.