Oriola Marashi ‘bëhet’ nuse

Oriola Marashit i shkon shumë vello e bardhë.

Oriola Marashi ka realizuar sërish fotosesion profesional.

Ajo ka pozuar me vello të bardhë dhe fotot i ka realizuar në kuadër të reklamimit të pikërisht fustaneve të nusërisë.

Sa i përket jetës private ajo ka qenë e rezervuar. Më parë u përfol për një lidhje të mundshme me reperin Noizy.

Se kur do ta shohim Oriolën nuse mbetet të shihet.