Ministria ka refuzuar ta kthejë Gjykatë Themelore ose të hapë njësi në Komunën e Preshevës

Ministria ka refuzuar ta kthejë Gjykatë Themelore ose të hapë njësi në Komunën e Preshevës

Kthimi i gjykatës dhe prokurorisë themelore në Komunën e Preshevës nga viti 2016 është kthyer në temë shumë të përfolur kohë pas kohë si shtyllë kryesore e propagandës nga ana e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarit Shqiprim Arifi.

Rtv Aldi rregullisht ka raportuar për procesin e bisedimeve mes Komunës së Preshevës dhe institucioneve të kyçura direkt në procesin në lidhje me këtë temë e që janë Ministria e Drejtësisë, Trupi Koordinues për komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës dhe Gjykata Themelore në Bujanoc, duke sjellë dokumente të papublikuara deri më tani.

Shkresa e dërguar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Serbisë, e nënshkruar nga Ministrja Nela Kuburoviq, përmes së cilës njoftojnë Komunën  e Preshevës që Gjykata dhe Themelore nuk mundet të rikthehet në Preshevës pasi që një gjë të tillë nuk lejohet me ligjin në fuqi.

“Në përputhje me shpjegimet, Ju njoftojmë se nuk mundet të themelohet njësi e Gjykatës themelore të Bujanocit jashtë njësisë, përkatësisht jashtë objektit ku gjykata është e vendosur” thuhet në shkresën e Ministres Kuburoviq drejtuar Arifit.