Kësi lloj ‘Camaro’ nuk keni parë ndonjëherë në jetën tuaj

Colerworx Camaro Ruck Bouncer është një ndërtim jashtëzakonisht i lavdishëm.

Inspirimi vjen nga një Camaro i Chevrolet-it të vitit 1969, i cili theksohet më së miri në skajet e përparme dhe të pasme, transmeton lajmi.net.

Automjeti posedon një motor Merlin 11,4-litërsh, e mbështjellë me një shasi të ndërtuar nga Coleworx.

Ky motor kolosal, mësohet të prodhojë 975 kuaj-fuqi, me tetë mijë rrotullime në minutë.