Kosnett fton qytetarët që t’i raportojnë rastet e frikësimit ose blerjes së votave

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett, ka thënë se monitorimi i zgjedhjeve siguron ato të jenë të lira.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nëse shohin rast të blerjeve të votave, frikësime apo edhe shkelje tjera, t’i raportojnë.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individë, si nga organizatat. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon për t’u siguruar që ato të jenë të lira. Nëse ju si qytetar shihni një akt frikësimi, blerje votash ose shkelje tjetër, mund ta raportoni atë tek autoritetet”, ka shkruar në Kosnett.