Lista Srpska ka nisur fushatën zgjedhore duke publikuar një video të “dhimbshme” për serbët e Kosovës.
Kjo parti, e udhëhequr nga Goran Rakiq, ka bërë thirrje që të kenë vota nga komuniteti i tyre.
Mirëpo, thirrjet e Srpska-s padyshim se tregojnë haptas se janë “vegël” e Beogradit, e jo subjekt që interesohet për serbët.
“Kur Serbia telefonon, unë e jap zërin tim! Kur Serbia telefonon, të gjithë votojmë! Lista Serbe 135
”, është motoja e tyre (“Kad Srbija zove, i ja dajem svoj glas! Kad Srbija zove, svi glasamo! Srpska lista 135).
Ndryshe, opsioni më real për serbët e Kosovës qëndron të jetë koalicioni i udhëhequr nga Nenad Rashiq.