Një milion për “Birthday” nga Geasy (Video)

Getoar Selimi po vazhdon të shënojë suksesin e radhës me këngën “Birthday”.

Reperi i njohur që është lider i Babastars, ka publikuar së fundmi projektin Birthday, një solo projekt mjaft i pëlqyer.

Në vetëm pak ditë nga publikimi, Geasy ka arritur të grubmullojë një milion klikime për projektin e tij të ri.

Videoklipi është punuar nga Max Production dhe e sjellë Getin fuqishëm këtë dimër në projektin që u lansua pa asnjë paralajmërim.

Geasy së fundmi u martua me prezantuesen, Marina Vjollca, në një dasmë dhe ceremoni luksoze.