Trump përjashton Apple nga tarifat federale, kompania vazhdon prodhimin në SHBA

Trump përjashton Apple nga tarifat federale, kompania vazhdon prodhimin në SHBA

Pas muajsh të tërë pritjeje, Apple njoftoi se prodhimi i kompjuterit MacPro do të kryhet në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania u shpreh se do të vazhdonte të prodhonte kompjuterin në vend falë një përjashtimi federal të tarifave, për disa nga pjesët kryesore të pajisjes.

Gjatë verës, burime nga kompania treguan se Apple mund të transferonte prodhimin e produktit në Kinë për shkak të luftës tregtare midis dy vendeve dhe tarifave të larta, që jo vetëm kishin rrëzuar fitimet, por po rrisnin shpejt edhe kostot operacionale.

Kompjuteri MacPro i Apple ka nevojë për komponentë nga Kina, por pjesët janë bërë më të shtrenjta për shkak të tarifave amerikane mbi mallrat kineze. Gjatë fundjavës, duket se administrata e Donald Trump toleroi pak dhe i dha Apple një përjashtim nga tarifat në përbërësit e nevojshëm kinezë të MacPro.

Njoftimi i kompanisë rreth qëndrimit në SHBA, besohet të pritet mirë nga Presidenti Trump, i cili ka bërë presion ndaj kompanive të teknologjisë për të riatdhesuar pjesën më të madhe të prodhimit të tyre. Aq më tepër shtuar këtu faktin se MacPro është një produkt i vyer që fillon me 6 mijë dollarë dhe është projektuar për përdoruesit profesionistë të prodhimit dhe redaktimit të videove.