• E mërkurë / Apr-17 00:19
  • Kontakt

Nissan shfaq pjesën e përparme të modelit Titan, që do ta prezantojë në fund të këtij muaji

Dritat në formë katrore dhe pjesë të grillit, janë të vetmet që shihen në fotografinë e kësaj makine

Megjithëse është shumë e kërkuar në treg, Nissan Titan i nevojiten ndryshime, sepse kaloi shumë kohë që kur është lansuar kjo gjeneratë, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet një imazhi të vetëm, prodhuesi japonez ka treguar se do ta sjellë një model të ri të kësaj makine, por duke treguar vetëm pak se si do të duket.

Fotografia tregon dritat katrore dhe një pjesë të grillit, derisa në përgjithësi, makina duket se do të ketë formë katrore dhe të mprehtë. Ky njoftim, vjen vetëm pak kohë para Texas State Fair, ku do të prezantohet Nissan Titan në tërësi.

Që do të thotë se, deri në fund të këtij muaji, mund të kemi edhe informata të tjera rreth këtij modeli, që në brendi mund ta ketë modelin e njëjtë me modelin e tanishëm me kapacitet 5.6 litra.

Njëherësh, kjo makinë mund ta kthejë sërish Nissan në prodhimin e makinave të mëdha me pjesën për bagazh, në të cilat nuk është fokusuar gjatë një kohe të konsiderueshme.