• E mërkurë / Apr-24 23:00
  • Kontakt

Rrëfehet bashketbollisti amerikan: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë

Basketbollisti i njohur, Dennis Rodman ka zbuluar së fundmi në një dokumentar të jetës, disa të pathëna interesante nga jeta e tij.

Plot 25 vite pas një lidhje të shkurtër që ka pasur me këngëtaren e madhe, Madonna, ai ka zbuluar një nga flirtet më pikante që ka pasur me këngëtaren.

Ndër të tjerash, ai thotë se Madonna i kishte premtuar atij një shumë prej 20 milionë dollarësh, në qoftë se do ta linte shtatzënë.

“Më tha se, në rast se do ta lija shtatzënë, do më të jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër”, ka thënë ndër të tjerash Rodman.


I njëjti ka vazhduar rrëfimin duke treguar se si Madonna e donte me patjetër një fëmijë.

“Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave”, ka treguar ish-basketbollisti i famshëm.

Rodman gjithashtu kujtoi një tjetër ngjarje interesante me artisten, kur ishte pjesë e Sam Atonio Spurs.

“Ishte ndeshja e fundit e sezonit, ajo ishte ulur në rreshtin e parë. Pas takimit, e gjeta të ulur para dollapit tim, në dhomën e zhveshjes, por unë nuk e kisha ftuar. Shokët e mi të skuadrës kishin mbetur të gjithë të surprizuar, por edhe pse kishin në duar vetëm një peshqir, u vunë në radhë për të bërë foto me të. Më pas, shkuan në shtëpinë e saj. Kështu e jetoja jetën në atë kohë, isha një lojtar basketbolli, por edhe një “rock star””, ka rrëfyer Dennis Rodman.