Në ditën e koncertit recital, Capital T sjell fotografi nga fëmijëria: Sot është dita ime

Në ditën e koncertit recital, Capital T sjell fotografi nga fëmijëria: Sot është dita ime

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, do të realizojë sonte (e premte) koncertin e tij të ëndrrave, në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.

“Time Capsule” mban titullin ky koncert recital i tij, në të cilin reperi ka investuar jo më pak se 200 mijë euro.

Duke qenë entuziast për këtë ngjarje të rëndësishme që do të shënojë në karrierën e tij, reperi nuk ka mundur të mos i shpreh emocionet e tij përmes rrjeteve sociale.

Ai publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara në fëmijërinë e tij të hershme, ku edhe në atë kohë dashuria për hip hop-in nuk mungonte.

Në njërën prej imazheve, Capital T i vogël shfaqet duke pozuar pranë posterit të reperit të famshëm 2Pac, që njihet si legjenda e repit, të shekullit të kaluar.

“Sot është dita ime. “Time Capsule” ka qenë gati për tërë jetën time. Krejt juve që ishit pjesë e projektit, ju falënderoj nga thellësia e zemrës”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.

Koncerti “Time Capsule” pritet të nisë me fillim nga ora 20:00.