Jennifer Lopez publikon një fotografi provokuese në prehrin e të fejuarit

Jennifer Lopez publikon një fotografi provokuese në prehrin e të fejuarit

Këngëtarja e famshme botërore, Jennifer Lopez, është shumë e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.

Vetëm pak javë më parë, ajo arriti shifrën e 100 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram, me çka edhe shpërbleu një nga fansat më fatlumë.

Shpesh, 50-vjeçarja ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Një të tillë, J Lo e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet e ulur në prehrin e të fejuarit të saj, Alex Rodriguez.

“Macho im i bukur”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila menjëherë është diskutuar me të madhe në media.

Lopez përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e filmit të saj më të fundit, “Hustlers”, i cili ka pushtuar kinematë në mbarë globin.