Google do ndryshojë algoritmat e kërkimit, për të prioritizuar ‘raportimin origjinal’

Google do ndryshojë algoritmat e kërkimit, për të prioritizuar ‘raportimin origjinal’

Richard Gringras, zëdhënësi i të rejave në Google, njoftoi ndryshimet në një deklaratë të enjten, duke thënë se azhurnimet do t’i ndihmojnë motorit të kërkimit “të njohë më mirë raportimin origjinal”.

Gringras e mbrojti ndryshimin, duke e cilësuar si një përfitim të dtyfishtë ndërmjet lexuesit, duke gjetur “historinë se si filloi e gjitha”, si dhe organizatat e lajmeve që të qarkullojnë më lehtë përmbajtjen origjinale.

“Është mirë për lexuesit të kuptojnë të gjithë ndodhinë e një ngjarjeje dhe të mësojnë se nga çfarë burimi erdhi lajmi”, deklaroi tutje Chavern.

Gjiganti i rrjeteve sociale ‘Facebook’ ka ndërmarrë një iniciativë paraprake me ndryshimin e algoritmeve për detektimin e lajmeve të rreme, por që ka rezultuar pa sukses.

Këto ndryshime në algoritme që do iniciojë ndërmarrja teknologjike mund të kenë një efekt të madh në mediet online, sipas Chavern