Tesla Model S shënoi rekord në xhiro

Kalimin në xhiron e Laguna Seca, e bëri më shpejtë se ndonjë sedan tjetër me katër dyer

Xhiron e Laguna Seca, Tesla Model S e ka kaluar për një minutë e 36.555 sekonda, vetëm një javë pasi u lansua Porshe Taycan, ka bërë të ditur Elon Musk, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj, Tesla shënoi rekord të ri në xhiro, duke ia tejkaluar Jaguar XE SV për rreth një sekond, duke e tejkaluar këtë sedan me katër dyer, që kishte kryer xhiron për një minutë e 43.54 sekonda.

Në videon e shpërndarë, shihet Model S duke lëvizur me shumë shpejtësi dhe qetësi të madhe, nëpër shtigjet kësaj piste në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Ky është vetëm një nga rekordet e Tesla Model S, pasi ka ambicie që të arrijë edhe në Nurburgring të Gjermanisë, si një makinë shumë e shpejtë dhe e mirë.