Në moshën 65-vjeçare ka shëtitur me pantallona “të nxehta”: Kësaj femre gjysma e botës ia ka lakmi!

Pos për dukjen e mirë, Christie është e njohur edhe për karizmin e pabesueshëm dhe buzëqeshjen e përhershme

Manekinia e famshme Christie Brinkley, është sinonim për rini dhe bukuri të përhershme, madje me arsye të mirë!

Në të vërtetë, ajo me të madhe po shkel në decenien e shtatë, mirëpo as me plot 65 vjet nuk ka kurrfarë problemi që në qytet të shëtitë me të shkurtra të ngjitura për trupi!


Christie tashmë me vite të tëra është e njohur për linjën dhe dukjen fenomenale që nuk ndryshojnë, ndërkaq është e njohur edhe se mund ka investuar manekinia e famshme në mënyrë që sot të duket kështu.

Pos trupit perfekt për të cilin ia kanë lakmi edhe disa femra të reja dhe vajza disa decenie më të reja, Christie është e njohur edhe për karizmin e pabesueshëm dhe buzëqeshjen e përhershme, me të cilën tërheq gjithë vëmendjen kudo që ajo shfaqet.


Linja edhe sot e kësaj dite i lejon që të veshë çfarëdo që dëshiron, mirëpo Christie zakonisht zgjedh veshjet, të cilat, siç thotë edhe vetë, më shumë i përshtaten moshës së saj.