Është 56 vjeçare, por Demi Moore guxon të pozojë e zhveshur

Është 56 vjeçare, por Demi Moore guxon të pozojë e zhveshur

Afro 30 vjet pasi kishte pozuar shtatzënë dhe e zhveshur për ballinën e revistës Vanity Fair, Demi Moore është zhveshur sërish për të pozuar për ballinën e një reviste.

Edhe pse 56 vjeçare (më 11 nëntor do të mbushë 57 vjet), aktorja ka një fizik të tillë që ia kanë zili koleget shumë më të reja se ajo në moshë.

Moore ka pozuar krejtësisht e zhveshur për ballinën e revistës amerikane, Harper’s Bazaar, ndërsa fotografinë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Krahas fansave të saj, kanë mbetur të mahnitura edhe shumë yje të filmit, të cilat e kanë komplimentuar aktoren, në mesin e tyre janë Penelope Cruz e Kate Hudson.

Demi ka pozuar e zhveshur pranë një pishinë dhe natyrisht se është kujdesur që ta ruajë intimitetin.