• E mërkurë / May-08 23:34
  • Kontakt

Mini feston prodhimin e dhjetë milionë Cooper S

Mini feston prodhimin e dhjetë milionë Cooper S

shumë i rëndësishëm për Mini, pasi ka shënuar disa arritje

Në këtë vit, Mini e ka lansuar makinën e parë tërësisht elektrike Cooper SE dhe ka shënuar 60 vjet që kur është themeluar.

Derisa, muajin  kaluar, Mini ka shënuar prodhimin e dhjetë milion Cooper S, ky model u shfaq krahas Cooper SE në Frankfurt Motor Show. Kjo makinë, ishte edhe pjesë e Cooper S 60 Years of Edition, që u shit në vetëm 500 njësi.

Për dallim nga modeli i zakonshëm, makinat nga ky edicion janë të lyera me të gjelbrën e makinave sportive dhe i kanë dy vija të zeza. Rrotat do kenë kapak ngjyrë metalik, derisa janë ndryshuar edhe mbajtëset e pasqyrave.

Si një makinë speciale, ky Mini Cooper S do të prezantohet në shumë aktivitete speciale, që të shihet sa më afër dhe të mund ta analizohet sa më mirë.