Brenda minutave Kim Kardashian fiton dy milionë dollarë me linjën e re “Skims”

Brenda minutave Kim Kardashian fiton dy milionë dollarë me linjën e re “Skims”

Linja më e re dhe e fundit e lansuar në treg nga ylli amerikan, Kim Kardashian, “SKIMS Solutionwear”, arriti përfitime të mëdha në vetëm pak minuta.

Sipas TMZ ajo fitoi miliona në vetëm disa minuta pas u lansua në treg, duke zbrazur inventarët në shpejtësi rrufeje.

Burime të TMZ kanë bërë të ditur se Skims kishte ‘mijëra’ sende për shitje dhe se asgjë nuk ishte me çmime më të larta se 100 dollarë. Siç duket, Kim dhe ekipi i saj tashmë janë duke punuar për të rivendosur produktet tjera në mënyrë që koleksioni të jetë gjithmonë në dispozicion.

“Unë e di se çfarë dua në këtë fushë, edhe pse jam e pa sigurt nëse njerëz do të iu pëlqej apo jo. Por këtë herë ishte ndryshe, e di saktësisht se si t’i bëjë të ndihen rehat dhe seksi”, ka thënë Kardashian për koleksionin e ri.

Kardashian po ashtu në një nga intervistat e fundit për People, ka folur për për trupin e saj, gjersa e pranon se ende lufton me pasiguritë e trupit në periudha të caktuara.

Ajo tregon se ka probleme me celulit, mirëpo thotë se asnjë njeri nuk është perfekt dhe se është tejet e rëndësishme ‘të jesh e lumtur dhe e sigurt’.