Zyrtare: Beqë Kovaqi rikthehet te Peja

Zyrtare: Beqë Kovaqi rikthehet te Peja

Klubi basketbollistik, Peja ka rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur Beqë Kovaqi.

Peja ka bërë disa goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar, ku ka zyrtarizuar fillimisht Drilon Hajrizin dhe pastaj trajnerin Jeronimo Sarin.

Pas këtyre dy zyrtarizimeve, Peja ka konfirmuar edhe një ardhje të re.

Bëhet fjalë për basketbollistin pejan, Beqë Kovaqi, i cili rikthehet përsëri në “Karagaq”.

Postimi pa ndërhyrje i KB Peja:

KB Peja njofton se ka arritur marrveshje për të rikthyer në ekipin e saj, Beqë Kovaqin. Pejoni i cili ka qenë pjesë e Pejës edhe ma heret na bashkohet për të luftuar për titullin e kampionit.

Beqë Kovaqi vitin e kalur ishte pjesë e KB Feronikelit, ekip të cilit i ndihmoj të inkuadrohet ne Superligë.

Mirë se vjen Beqë!