Dardan Molliqaj: “Albin Kurti është Hashim Thaçi i ri”

Dardan Molliqaj: “Albin Kurti është Hashim Thaçi i ri”

Molliqaj ka akuzuar Abazin se ai e ka iniciuar ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje prej që FER’i i është bashkuar këtij subjekti.

“Albin Kurti ka akuzuar këtë person për inicimin e ndarjes së degës së VV’së në Ferizaj. Në vitin 2017 ke sulmuar Lëvizjen sa ke mundur në zgjedhje nacionale dhe lokale”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa në anën tjetër Abazi e ka akuzuar Molliqajn se ai ka tentuar të ndajë tërësisht Lëvizjen Vetëvendosje por që ka dështuar.

“Nuk janë të vërteta që akuzat që unë kam sulmuar Lëvizjen. Unë vetë ju kam votuar dhe të kam votuar ty, ndërsa tani ti ke tradhëtuar votuesit dhe qytetarët duke thënë se do të luftosh haraçin dhe tani u bashkove me ta”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë Molliqaj ka sulmuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti është një Hashim Thaçi i ri”, ka thënë Molliqaj.