Messi: Barcelona është shtëpia ime, dua të fitoj këtu

Messi: Barcelona është shtëpia ime, dua të fitoj këtu

Lionel Messi ka mohuar zërat për një largim të tij të mundshëm nga Barcelona.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për një kluazolë e cila ia mundëson yllit argjentinas të largohet në fund të sezonit nga Camp Nou.

Megjithatë, sa i përket të ardhmes së vetë Messit me klubin, ai hodhi poshtë këto pretendime.

Messi ka thënë se Barcelona është shtëpia e tij dhe dëshiron të fitoj me këtë klub.

“Kjo është shtëpia ime dhe nuk dua të largohem,” tha Messi .

“Unë dua të fitoj këtu”, ka thënë Messi për gazetën katalunase Sport.