Johannes Hahn kritika Serbisë: Nuk ka integrim europian pa liri të mediave

Johannes Hahn kritika Serbisë: Nuk ka integrim europian pa liri të mediave

Ish komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i Komisionit Europian, Johannes Hahn, përsëriti kritikën e shpeshtë të Bashkimit Europian rreth lirisë së shtypit në Serbi, gjatë mbledhjes së forumit të organizuar nga BE’ja në Podgoricë të Malit të Zi.

Hahn që tani ka tjetër post në udhëheqësin e re të BE’së që nisë punën më 1 nëntor të këtij viti u paraqit përmes lidhjes video në konferencën Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor dhe porositi se mesazhi i Bashikmit Europian është i qartë se duhet përparim.

“Mesazhi i BE’së është shumë i qartë, nuk ka përparim në drejtim të proceseve të integrimit europian pa lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes”.

Johannes Hahn shprehi keqardhje që nuk mund të jetë pjesëmarrës në debat për shkak të angazhimeve të tij në detyrën e re të caktuar në Komisionin Europian.

Hahn që udhëhoqi komisionin për zgjerim të BE’së për pesë vitet e fundit ishte i zëshëm me kritikat ndaj pushtetit të Serbisë rreth lirisë së mediave në Serbi, që ishte edhe njëra prej kritikave kryesore të Raportit të Progresit të dorëzuar kenë muajin maj nga BE’ja për Serbinë.

Johannes Hahn tani do të udhëheqë Komisioni e Buxhetit dhe Administratës në BE prej 1 nëntorit.

Forumi BE- Ballkani Perëndimor Ditët e Medias – BE mbahet këtë vit në Podgoricë dhe organizohet nga Komisioni Europian. Ky forum do të zgjasë nga 11 shtatori deri më 13 shtator.