Apple s’ka të ndalur, prezanton edhe dy telefona të rinj

Me sa duket, kompania ka përgatitur më shumë se sa kemi pritur.

Këta janë dy telefonat tjerë të ri të quajtur ‘Pro’.“iPhone 11 Pro”, telefoni më i veçantë që ka ndërtuar ndonjëherë kjo kompani me 4 ngjyra të veçanta. vjen me dy madhësi, 5 dhe 6 inç.Ky telefon nuk dallon shumë nga “iPhone 11”, përveç opsionit me 3 kamera si dhe ndryshimeve në përformancë. Duke u konsideruar si iPhone me makinën më të mirë të mësimit,e me 8.5 miliard tranzistorë. Bateria e këtij telefoni të do jetë 4 orë më shumë, ndërsa telefoni “iPhone 11 Max Pro’ do të zgjasë 5 orë më shumë, si dhe do të vij edhe më një mbushës të shpejtë.Me ‘iPhone 11’ dhe me kamerën e tij mund të krijoni edhe film me ‘filmic Pro”. Me një kamerë kaq kualitative ju mund të xhironi përnjëherë me 3 kamerat.“Ne mendojmë se ky është telefoni më ’emocionues’ që kemi ndërtuar ndonjëherë. ”