Chance the Rapper anulon koncertet për të qëndruar me familjen

Chance the Rapper anulon koncertet për të qëndruar me familjen

Chance the Rapper ka shtyrë turneun e tij të koncerteve deri në vitin tjetër. Por, për këtë ai ka një arsye të vërtetë: familjen e tij.

Reperi u bë baba i një vajze tjetër të quajtur, Marli, javën e kaluar, gjersa njoftimin e bëri përmes një fotografie krah bashkëshortes Kirsten Bennett. Të hënën, Chance gjithashtu bëri një postim në Instagram, me një deklaratë më ndryshe.

Ai e quajti këtë vit si më të mirin në jetë, por gjithashtu edhe më të ‘zellshëm’ përfshirë familjen dhe punën e tij. Kështu, këtë herë ai anuloi koncertet për të qëndruar me familjen.

“Ky vit ka qenë më i miri në jetën time, martesa, fëmija, albumi i parë dhe shumë të tjera. Kur Kensli lindi, unë isha në turne dhe humba pikat më të rëndësishme në jetën e saj. Në këtë pikë, si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj atë gabim përsëri. Duhet të jem i dobishëm dhe i domosdoshëm për gruan time në këta muaj duke i rritur fëmijët”.

“Ju kërkoj falje pasi e di që shumë nga ju po më prisni, por shpresoj që do të më kuptoni dhe do ma falni. Turneu fillon nga janari i vitit tjetër dhe ju mund që tani t’i bleni tiketat”, ka thënë mes të tjerash 26-vjeçari.

Kujtojmë që Chance The Rapper është martuar me Kirsten muaj më parë pas një romance shumëvjeçare, ceremonia e të cilëve u zhvillua në Newport Beach të Kalifornisë.