Me një pozë me bikini, Rita i gëzohet pushimit para fillimit të koncerteve tjera

Me një pozë me bikini, Rita i gëzohet pushimit para fillimit të koncerteve tjera

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka padyshim se ka një orar të ngarkuar, prandaj sa herë që i jepet mundësia për të pushuar, ajo e shfrytëzon në maksimum.

Ylli nga Kosova ka disa ditë pushim para fillimit të koncerteve të reja, prandaj është duke i shijuar pushimet.

Këtë periudhë pushimi, ajo e ka festuar me publikimin e një fotografie në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me bikini, ndërsa ka marrë qindra mijëra pëlqime.

“Aq e gëzuar që kam pesë ditë të plota pushimi, para se të filloj orarin tim të muajit shtator!”.

“Rreze dielli në det dhe rërë për mua”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë së publikuar në Instagram.